Aktorja e njohur Nicole Kidman është takuar me nënën e saj Janellen pas tetë muajve. Kjo e fundit ka qenë në karantinë në Australi, dhjetëramijëra kilometra larg nga Nicole që ndodhej në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Ndjenjë shumë e mirë të jem në gjendje ta përqafoj nënën time! Kanë kaluar tetë muaj…E humba ditëlindjen e saj të 80-të, por jam këtu tani. Të dua nënë”.
Kujtojmë që Kidman ka pasur një periudhë të vështirë gjatë izolimit, pasi lëndoi kyçin e këmbës gjatë një vrapit të mëngjesit./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDYdlTEJSLV/?utm_source=ig_web_copy_link