Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ndodhur në Kamerun nga grupi Boko Haram.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në fshatin Nguetchewe. Grupi Boko Haram është një kryengritje e përgjakshme që ndodhi në vitin 2009 në Nigerinë verilindore por më vonë përhapi mizoritë e saj në shtetet fqinje Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.
Sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe afro 3 milionë janë zhvendosur shkaku i aktiviteteve terroriste të Boko Haram në Nigeri përgjatë një dekade./abcnews.al