Spitalet COVID plot, ministria apel pushuesve: 28 qendra shëndetësore në shërbimin tuaj

schedule16:53 - 2 Gusht, 2020

schedule 16:53 - 2 Gusht, 2020

Rritja e shifrave ka sjellë edhe një tejmbushje të dy spitaleve COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se në aktualisht në këto dy spitale po trajtohen 120 pacientë, 6 prej të cilëve janë të intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”, njofton MSH.

Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë:

Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve.

Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake.

28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!