Aktorja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja, është shpallur aktorja më e mirë në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ana përmes një postimi në Instagram, ku shpreh mirënjohjen e saj ndaj atyre që e vlerësuan.
“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.
Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë ku u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDW7rb2l_gM/

