Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona pasi të përfundojë Champions League. Kroati ka vendosur për destinacionin e radhës dhe do të transferohet te Sevilla.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi mesfushori luajti me skuadrën andaluziane gjatë viteve 2011-2014. Mundo Deportivo raporton se dy klubet janë shumë afër akordit final.
10 milion euro do të përfitojnë katalanasit për kartonin e 32-vjeçarit, i cili e ka shprehur disa herë që ndihet mirë në Spanjë dhe ëndërron të mbyllë karrierën te Sevilla, duke pranuar edhe një ulje të ndjeshme rroge për ta realizuar diçka të tillë. /abcnews.al