Infermierja humb jetën 24 orë pasi rezultoi negative për Covid-19

schedule11:15 - 1 Gusht, 2020

schedule 11:15 - 1 Gusht, 2020

Një infermiere  nga Argjentina ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.

43-vjeçarja María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires. Për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave në intubim për shkak të problemeve të frymëmarrjes. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën doli nga spitali, pas testit të fundit ku rezultoi negative.

Por, pasi u kthye në shtëpi infermierja  kishte filluar të kishte sërish  vështirësi  në frymëmarrje. Ajo u dërgua me ambulancë  në spital, por ndërroi jetë pas një ataku kardiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!