Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe u transferua te Bylis. 27-vjeçari ishte ndër më të dalluarit tek ekipi ballshiot, teksa përveç rolin të tij natyral në qendër të mbrojtjes, në disa raste u aktivizua edhe si sulmues.
Durrsaku ia doli të shënojë 5 gola në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e një klubi të huaj, që është gati t’i dhurojë një kontratë të majme.
Panorama Sport raporton se Goxha do të transferohet te Qabala, skuadër që garon në elitën e futbollit azerbajxhanas dhe aty ku kanë luajtur më parë Sabien Lilaj dhe James Adeniyi.
Lojtari shqiptar do të përfitojë një rrogë prej 9 mijë dollarësh në muaj dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është vetëm çështje kohe. /abcnews.al