Në muajin Qershor, çifti i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Krid. Dyshja ndan shpesh momente me vogëlushin në rrjete sociale, megjithëse janë treguar të rezervuar duke mos zbuluar portretin e tij.
Krid festoi Bajramin e tij të parë dhe mami Klea nuk mund të ishte më e emocionuar se kaq. Ditën e djeshme, moderatorja dhe këngëtarja publikoi një video mjaft të ëmbël të të birit në rrjete sociale me vogëlushin me rastin e kësaj feste, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar Bajramin e parë Krid! Të dua!.”
Përsa i përket projekteve muzikore, kujtojmë që Klea ka bërë me dije se po punon për të sjellë diçka të re. Krahas disa postimeve të bëra në Instastory, këngëtarja ka lënë të kuptohet se do të vijë me një bashkëpunim, por duke e lënë surprizë emrin e artistit dhe datën e publikimit të këngës. /abcnews.al/