Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar në 157 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid 19.
Ministria e Shëndetsisë bën me dije se fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa semundje bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
LEXO EDHE: Konfirmohen 79 raste të reja me Covid, rritet numri i të infektuarve në vendin tonë
Ndërkohë këtë të premte gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitive me Covid 79 persona duke e çuar në 5276 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve vijonë të jenë aktive me koronavirus 2167 raste.
COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24./abcnews.al