“Vein Gogh”, teknologjia amerikane e trajtimit të kapilarëve nis zbatimin në spitalin Hygeia

schedule14:07 - 31 Korrik, 2020

schedule 14:07 - 31 Korrik, 2020

Kapilarët nën lëkurë në fytyrë apo trup, shpesh nuk janë vetëm një problem estetik. Ato shkaktojnë kruarje e djegie në vendin  ku shfaqen dhe sipas kirurgut kardiovaskular Bledar Hodo nuk janë trajtuar asnjëherë siç duhet.

Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi në spitalin Hygeia në Tiranë pranë Klinikës Dermo Estetike Anassa ka nisur të aplikohet teknologjia amerikane Vein Gogh.

“Kjo procedurë me anë të një age të vogël, me një trashësi sa fija e flokut bën të lëshojë një temperaturë menjëherë të këto kapilarë të vegjël që janë poshtë një milimetri. Maja e agës me anë të temperaturës djeg muret e këtyre kapilarëve dhe ato bllokohen. Po ashtu bën që gjaku që ndodhet brenda tyre të tromozohet dhe pasi dëmtohet ky kapilar për një periudhë kohore 2apo 3 javë,  zhduket”, tregon ai.

Vein Gogh sipas kirurgut kardiovaskular Bledar Hodo ka një sërë përparësish krahasuar me teknikat e përdorura aktualisht.

“Nuk ka asnjë efekt anësor përveç një acarimi lokal që për dy apo tre ditë përmirësohet. Nuk e dëmton, nuk lë shenja në lëkure dhe jep efekt të menjëhershëm. Në avantazh nga teknikat e tjera është se mund ta përdorësh në çdolloj lëkurë”, u shpreh ai.

Venat e njohura si merimangë tregon mjeku mund të trajtohen dhe brenda një seance të vetme.

Në varësi të përhapjes së tyre në lëkurë procedura zgjat nga 1 minutë për vena mjaft të vogla deri në 25 minuta për një numër më të madh të tyre. Rezultati vihet re  me përfundimin e procedurës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!