U gjet i vdekur në periferi të Tiranës, moderatorja dedikim prekës biznesmenit: Nuk më besohet

schedule13:49 - 31 Korrik, 2020

schedule 13:49 - 31 Korrik, 2020

Moderatorja Dajana Shabani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një kompleks në periferi të Tiranës, ku u gjet i vdekur 37-vjeçari Eugert Lazaj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo  shprehet se i duket e pabesueshme çfarë ka ndodhur dhe tregon se bashkë njiheshin prej vitesh.

“Nuk më besohet që nuk jeton më! Të njoh që 18-vjeç dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira”, shkruan Dajana sipër  fotos ku shihet 37-vjeçari.

Eugert Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Ai u gjet i pajetë në orën 07:00 dhe pranë tij policia gjeti një armë zjarri, e cila dyshohet se mund të jetë bërë krimi. Sakaq, policia dyshon se Lazaj i ka dhënë fund jetës në kushte depresioni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!