Ish- ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg pasi Senati Italian i hoqi imunitetin si deputet për rastin e 164 emigrantëve të cilët i ndaloi të hynin në brigjet e Italisë.
Salvini tashmë akuzohet nga drejtësia italiane për shpërdorim detyre por dhe për pengmarrje teksa nuk lejoi me urdhër të tij anijen Open Arms të ankorohej.
Anija ishte me emigrantë të paligjshëm dhe Salvini i njohur për ekstremizmin e shfaqur në politikë ndoqi nismat e tij kundër refugjatëve. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që anija me emigrantë të ankorohej në bregun Italian.
Por tashmë Salvini akuzohet dhe rrezikon deri në 15 vite burg. Ai theksoi se do e bënte përsëri të njëjtin veprim pasi të mbrosh Italinë nuk është krim.
‘’Të mbrosh Italinë nuk është krim. Jam krenar për të, do e bëja përsëri’- tha Salvini./abcnews.al