Ava Max është një tjetër emër shqiptar që po ngjit hapat e karrierës në Shtetet e Bashkuara. Prej pak kohësh në tregun muzikor, artistja shqiptare ka arritutr të bëhet një nga personazhet më të suksesshëm në tregun muzikor amerikan.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sweet But Psycho” ka sjellë një tjetër projekt të ri muzikor, ashtu siç kishte premtuar. “Who’s laughing now”, titullohet kënga e re e Avas. e cila shfaqet tejet atraktive në klip.
Kujtojmë që ylli shqiptar ka rezervuar surpriza të tjera për fansat e saj. Përmes një postimi në Instagram, artistja shqiptare bëri me dije se së shpejti do të publikojë një album. Albumi do të mbajtë titullin “Heaven & Hell” dhe do të publikohet me 18 shtator. /abcnews.al/