Justin dhe Hailey Bieber janë ndër çiftet e njohura më të komentuar. Bieber nuk lë rast pa treguar se sa i dashuruar është më bashkëshorten e tij, i cili tërheq shpesh vëmendjen me postimet speciale që i dedikon asaj.
Së fundmi, këngëtari i hitit “What Do You Mean” nuk ka kursyer sërish fjalët e ëmbla për Hailey-n. Teksa ka publikuar një video të partneres së tij në Instgrtam, këngëtari me famë botërore shkruan krahas saj se ndihet i bekuar që ka një person të tillë pranë vetes.
“Kjo është pamja ime gjatë një takimi në mbrëmje. Jam shumë i bekuar”, ka shkruar artisti krahas videos që ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë që këngëtari dhe Hailey u martuan vitin që shkoi. ta shkëmbyen sërish unazat në një ceremoni luksoze të mbajtur në Karolinën e Jugut. /abcnews.al/