Horoskopi 31 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju: Shenjat që do të përballen me probleme në punë

schedule07:27 - 31 Korrik, 2020

schedule 07:27 - 31 Korrik, 2020

Dashi

Në dashuri bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të mos i trazoni ujërat. Do të ishte mirë që ti shmangnit polemikat gjatë kësaj dite. Puna ju ka lodhur, ndaj mundohuni që të gjeni më shumë kohë për tu relaksuar.

Demi

Kjo është një ditë më e mirë në disa këndvështrime. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë dhe do të ndiheni më të qetë në raportin në çift. Në punë, mund të merrni oferta mjaft interesante.

Binjakët

Në dashuri bëni mirë që të mos ushqeni debate të vjetra, por rrini të qetë. Monotonia do ju lodhë, ndaj mundohuni që të gjeni diçka të re për të bërë. Në punë, me gjasë do të ketë shumë zhvillime pozitive.

Gaforrja

Stresi do të jetë i pranishëm gjatë kësaj dite, sidomos nëse jeni të përfshirë në dy lidhje njëkohësisht. Në punë duhet të bëni durim, pasi gjërat do të përmirësohen.

Luani

Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, ku situata paraqitet e përmirësuar. Mundohuni që të mos përfshiheni në polemika dhe të mos hyni në garë me këdo. Në punë duhet të shmangni debatet.

Virgjëresha

Në dashuri bëni mirë që të veproni me kujdes, pasi e keni Hënën kundër. Do të bënit mirë që ti shtyni për një moment tjetër vendimet. Në punë do të ndiheni nën presion dhe të lodhur. Keni nevojë për risi.

Peshorja

Me ndikimin e kundërt të Hënës, do të bënit mirë që të tregoheshit të kujdesshëm në dashuri. Në punë do të keni shumë ambicie dhe do të nisni të shikoni disa rezultate dhe të merrni disa përgjigje.

Akrepi

Dashuria paraqitet mjaft mirë! Jini të vëmendshëm ndaj takimeve të reja, të cilat nuk duhen nënvlerësuar. Në punë nuk duhet të inatoseni, por mundohuni që të shikoni përpara.

Shigjetari

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, dashuria paraqitet mjaft mirë. Ndoshta mund t’iu duhet të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Në sferën profesionale, disa gjëra do të thjeshtohen.

Bricjapi

Mund të përballeni me zhvillime të reja të cilat ju bëjnë më optimist dhe energjik. Kujdes duhet të tregoni në dashuri, me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit. Në punë parashikohen vonesa, ku projektet do të ngadalësohen.

Ujori

Ju pret një e premte mjaft interesante, veç kujdes duhet treguar ndaj të lindurve të shenjës së gaforres dhe peshqve. Kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime dhe mund të keni ide të mira. Po ashtu do të mund të merrni rezultate të shpresuara prej kohësh.

Peshqit

Ju pret një e premte nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ndiheni të lodhur nga çdo gjë. Mundohuni që të jini pozitiv, pasi ndoshta keni nevojë vetëm për të ndryshuar diçka. Në dashuri mund të përballeni me momente nervozizmi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!