Koronavirusi ka shkaktuar një situatë shumë të frikshme në Argjentinë. Mbi 178 mijë persona janë infektuar me Covid-19, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka kaluar shifrën 3300.
Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez nuk e ka mendjen te futbolli për momentin dhe, në prononcimin për Tyc Sports, i bën thirrje autoriteteve që të shtyjnë rifillimin e kampionateve.
“Nuk është momenti për të luajtur futboll, shumë njerëz po vdesin. Ka shumë presion nga të gjithë anët, por është shumë e vështirë të kthehesh në fushë kur sheh kaq persona që po humbasin jetën. Nuk është momenti i duhur.
Spitalet janë në kolaps. Edhe familja e nuses time u prek, por ata janë të fortë dhe ia dolën të shërohen. CONMEBOL ka zgjedhur 15 shtatorin për rifillimin e Kupës Libertadores, por nuk duhet të nxitohemi.
Jam i shqetësuar për shëndetin e njerëzve. E di që ka shumë biznes brenda futbollit, por shumë njerëz janë të sëmurë dhe po luftojnë me jetët e tyre“, deklaron sulmuesi i Boca Juniors. /abcnews.al