Kur dukej gjithçka e mbyllur, një lëvizje e papritur ka ndodhur në Angli: Klubi i Newcastle nuk do të blihet nga princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Prince Mohammed bin Salman.
Kompania e princit arab, PCP Capital Partner, ka njoftuar se oferta për klubin legjendar anglez, është tërhequr mbrapsht: “Me gjithë respektin për klubin e Newcastle, kemi arritur në vendimin për të tërhequr ofertën tonë për të blerë aksionet e këtij klubi”, shkruhej në komunikatën e kompanisë.
Një lajm jo i mirë për tifozët e Newcastle, të cilët prej 10 vitesh po presin që presidenti aktual, Mike Ashley, të largohet. Kjo pasi klubi legjendar anglez ka vuajtur shumë nën drejtimin e Ashley dhe kjo gjë, duket se do të vazhdojë të paktën dhe për sezonin e ardhshëm./abcnews.al
?️ "With a deep appreciation for the Newcastle community and the significance of its football club, we have come to the decision to withdraw our interest in acquiring Newcastle United Football Club"
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) July 30, 2020