Kryemadhi: Rama i bëri gropën vetes, vendimet e sotme u heqin lirinë e lëvizjes shqiptarëve

schedule14:25 - 30 Korrik, 2020

schedule 14:25 - 30 Korrik, 2020

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se me këtë vendim, Rama është duke fundosur veten.

“Vendimet e tyre sot në parlament që cënojnë integritetin e shtetit, e çuan Shqipërinë drejt izolimit. Ju bëj të qartë se sot më shumë se kurrë kemi bashkë të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës së vetmuar. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot Edi Ramën por do të mbytet në fekalet që ka mbledhur ne parlament,” u shpreh ajo.

Sipas asaj që deklaroi Kryemadhi, tashmë mazhoranca e ka çuar Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar. Po ashtu, Kryemadhi konfirmoi që opozita do vijojë të jetë në Këshillin Politikl.

Kryemadhi: “Vendimet që sot ka bërë Edi Rama në parlament do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë shqiptarëve, do bëhen viktima të trafikimit të vizave dhe në emër të Covid do vijojmë të jemi të izoluar.  Ndaj beteja jonë nuk është më betejë koalicionesh, por ta di se me këtë fundosi veten e tij po i bëri nder të djathtës, për të bashkuar shqiptarët. Dhe po ju them rasti më i mirë i PS do jetë me 40 deputetë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!