Barcelona ka një mision të vështirë: rinovimin e kontratës me portierin Marc-Andre ter Stegen. Në kampin katalanas ka optimizëm për nënshkrimin e marrëveshjes së re dhe bisedimet sikurse dihet nisën që para pandemisë.
Cadena Ser raporton tani se Barcelona po bën çmos që të rinovojë me portierin, por gjërat po bëhen më të vështira për shkak të ofertave që ka marrë nga dy klubet të rëndësishme europiane. Kjo i vështirëson bisedimet.
Klubet që e duan ter Stegen janë Bayern Munich dhe Chelsea, që po kërkojnë për portierë cilësorë. Gjermani këtë kusht e plotëson dhe jo më kot edhe Barcelona po mundohet të të nënshkruajë sa më parë marrëveshjen e re me portierin. /abcnews.al