Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpërndanin lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohen dy të rinj në Durrës

schedule11:36 - 30 Korrik, 2020

schedule 11:36 - 30 Korrik, 2020

Dy të rinj në Durrës janë vënë në pranga pasi shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.

Në flagrancë janë arrestuar 21-vjeçari R.S., banues në Tiranë si dhe 17-vjeçari E.J., banues po në Tiaranë.

Durrës Gjatë kontrollit të kryer nga ana e bluve në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues  R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.



Po ashtu u sekuestrua mjeti tip Benz dhe vlera monetare.

Njoftimi: 

Durrës

Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
• mjeti tip Benz;
• vlera monetare.

Gjihashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!