Erion Braçe, zv. Kryeministri i Shqipërisë, ka postuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, ku nuk ka ngurruar të thumbojë presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Braçe postoi një foto të presidentit të Shqipërisë duke veshur fanellën e Tiranës, që u shpall kampione këtë sezon në Superiore, si dhe një foto të bërë disa vite më parë, kur Skënderbeu fitoi titullin kampion.
Mbishkrimi ishte: “Kudo, gjithmonë… me skedinën fituese”. Një thumbim në distancë ndaj Presidentit të Republikës, duke shfrytëzuar futbollin./abcnews.al