Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka mbrojtur qëndrimin e tij për përdorimin e ilaçit hydroxychloroquine për luftën kundër koronavirusit, që bie ndesh me qëndrimet dhe rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, shkruan BBC.
Ai tha se ilaçi që është përdorur për trajtimin e malarias, është refuzuar për përdorim kundër COVID-19, vetëm pse ai ka rekomanduar një gjë të tillë. Këto komente vijnë në kohën kur Twitter ndaloi një postim të birit të tij, ku në një video promovonte përdorimin e hydroxychloroquine kundër COVID-19.
Deri më tani nuk ka ndonjë provë që ky ilaç lufton virusin. Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se përdorimi i tij mund të shkaktoj probleme në zemër.
Muajin e kaluar agjencia e SHBA-së FDA, ka paralajmëruar për dëme lidhur me përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19, pasi është raportuar për raste të shumta që kanë pasur probleme në zemër. /abcnews.al

