“Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve” i kërkon institucioneve shtetërore të nisin verifikimet për nivelin e ndotjes të zonës ku pak ditë më parë u dogj fabrika e riciklimit të plastikës në Kashar. Lëndët që çlirohen nga djegia e këtyre produkteve, si dioksina dhe metalet e rënda, ambjentalistët i cilësojnë me risk të lartë për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë AKIP i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet për shkaqet e zjarrit të rëne në këtë fabrikë edhe në pista që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve. Ambjentalistët ngrenë dyshime se mund të jetë i qëllimshëm. /abcnews.al
AKIP: Të nisin verifikimet për ndotje të zonës ku u dogj fabrika e riciklimit
schedule14:20 - 24 Prill, 2018
schedule 14:20 - 24 Prill, 2018