“Equos Resort” një parajsë në periferi, vendi ideal për të gjitha familjet

schedule09:47 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:47 - 29 Korrik, 2020

“Equos Resort”, resorti unik ka hapur dyert për të gjithë pushuesit për të kaluar disa orë të këndshme apo një fundjavë larg zhurmës së kryeqytetit. I ftuar në emisionin e mëngjesit në Abc News ishte administratori i “Equos”, Arbër Teqja i cili u shpreh se ky resort i projektuar për çdo grupmoshë, ka një kapacitet prej 6 mijë vetash dhe ofron aktivitete të ndryshme.

“Është një kompleks i zhvilluar në një hapësirë mbi 100 mijë metra katrorë. Është unik sepse ka tre zona të bashkuara: pjesa e parkut, e hipizmit dhe e restorantit. Ajo çfarë ne duam të zhvillojmë është pjesë agroturizmi që do të ketë gatime tradicionale por të modernizuara.

Jemi munduar të japim diçka për të gjitha grupmoshat, ka dhe aktivitete të vazhdueshme gjatë gjithë javës. Por kemi një staf animacionesh që janë artistë më shumë, janë nga pjesë të cirkut, baletit, profesionistë të kësaj fushe, Aqua parku fillon nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe ka një program artistik si për fëmijë dhe të rritur.”, tha administratori.

“Equos” ofron disa lloje pishinash me karakteristika të ndryshme, ku mund të gjejnë veten të apasionuarit pas sporteve.  “Është pishina e Aqua Park me 13 rrëshkitëse, ka ekstremet dhe disa janë që shkojnë deri në 170 metra. Dy pishina që janë shumë të rëndësishme dhe them që janë unike dhe nuk i gjen kudo, pishina e dallgës që mund të mbajë deri në 2 mijë veta dhe me distancë sociale. Hapet çdo një orë dhe bën dallga nga niveli më i vogël tek më i lartë, si dhe pishina që fillon 18 metra lartësi. Kjo është pishina më ekstreme e mundshme, dhe lejohen grupmoshat nga 18-vjeç.” , shtoi ai.

Përsa i përket restoranteve, shefi i guzhinës të resortit Fatjon Sarkollari, tha se kjo pjesë është organizuar në formën e një agroturizmi me produkte të ndryshme nga zona.

Kapaciteti i Aqua Parkut është diku tek 6 mijë vetë. Projektimi është bërë që të mos kemi kompromis me standartin. E para të ruhet garancia ushqimore, e dyta është kualifikimi i stafit me të cilin kemi kohë që merremi, marrjen e porosisë, dezinfektimin etj. Cilësia do të jetë maksimalja, pastaj tek pjesa e menusë jemi munduar të përshtasim të gjitha rrymat.

Pjesa e fastfoodit jemi munduar ta sjellim në formë restoranti. Fast foodi është ndarë nga sektori i picerisë, kreperisë, pastave dhe rizotove, burgerave ku dhe kemi eksperimentuar shumë dhe kemi marrë shumë çertifikata. Pjesa e restorantit tradicional që të shfrytëzojmë fuqinë potenciale të zonës aty, dua të krijojmë një bashkëpunim me zonën aty për të sjellë diçka ndryshe.“, tha ai.

Gjithashtu, resorti ofron dy salla aktivitetesh ndër më të mëdha në vend, një e hapur dhe një e mbyllur për aktivitete dhe konferenca të ndryshme. “Dy jenë dy salla një e hapur verore dhe një e mbyllur. E mbyllur është rreth 900 metra katrorë pa kolone dhe ka një kapacitet deri në 600 persona, ndërsa e hapura 2 mijë metra katrorë ka një kapacitet mbi 1 mijë vetë“, tha administratori. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!