Këshilli Atlantik ashtu siç ishte vendosur do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit.
Në këtë samit do të jenë pjesëmarrës kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti si edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
“Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik.
Kjo marrëveshje pritet të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke lënë të lirë lëvizjen e mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit.