Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila njihet dhe për natyrën e saj pa komplekse. Këngëtarja ka eksperimentuar shumë shpesh me pamjen e saj, ku gjithmonë ka ardhur shumë ndryshe.
Së fundmi, ajo i ka surprizuar të gjithë me “look-un” e ri. Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me flokët kacurrela. E veshur me stil dhe plot ngjyra, Aurela është kujdesur të sjellë një pamje elegante në klipin e radhës.
View this post on Instagram
? Po Vjen #kengaere? #albumiri #newsong ….#newvideocommingsoon Flasim perseri keto ditë? #newalbum
“Po vjen, këngë e re. Flasim përseri këto ditë”, ka shkruar Aurela krahas postimit. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e fansave, që e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen e saj duke e krahasuar me një braziliane. “Ylli bukur si braziliane dukesh. Paske humbur kot për pak kacurela.”, shkruan ndjekësja.
Madje, të shumtë kanë qenë dhe ata që e kanë krahasuar artisten dhe me Jonida Maliqin. “Si Jonida Maliqi kopje“, ka shkruar një ndjekës, koment i cili ka marrë dhe vëmendjen e Aurelës. /abcnews.al/