Dashi
Njerëzit që kanë besim tek ju do të kërkojnë mbështetje për t’i ndihmuar të marrin vendimet e duhura. Ju jeni një bashkëpunëtor shumë i vlefshëm, veproni me diplomaci dhe siç ju ka hije. Flisni hapur kur ndjeni se diçka nuk shkon.
Demi
Nëse keni kërkuar një element të humbur apo ide të fshehur do ta gjeni atë në fjalët ose veprimet e dikujt që keni njohur për një kohë të gjatë. Dëgjoni ato që thonë, edhe nëse nuk dinë ta thonë me takt. Ata do t’ju ndihmojnë të përfundoni idetë tuaja.
Binjakët
Bëni kujdes me buxhetin gjatë ditës së sotme. Shqyrtoni nga afër faturat dhe vlerësoni anën tuaj financiare. Përpiquni të gjeni mënyra për të kursyer më shumë para.
Gaforrja
A jeni gati për një romancë të re? Sigurohuni mirë para se të nisni një marrëdhënie të re dhe nëse vërtet e dëshironi një gjë të tillë. Sa i përket aspektit profesional, parashikohen disa probleme të vogla.
Luani
Është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me ushqimin. Disa persona të kësaj shenje duhet të nisin menjëherë një dietë ushqimore. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni një periudhë mjaft të veçantë.
Virgjëresha
Nuk përjashtohet mundësia që gjërat të mos ju shkojnë sipas planit. Kjo periudhë do të jetë kalimtare sepse shume shpejt suksesi do të jetë në anën tuaj. Ditë jo shumë e konsoliduar sa i përket financave.
Peshorja
Nëse shihni diçka të gabuar dhe keni sugjerime se si ta përmirësoni, atëherë mos hezitoni ta bëni një gjë të tillë. Por mos e bëni këtë vetëm për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja, pasi do të krijoni mënjehrë pakënaqësi.
Akrepi
Nëse keni nevojë që të ndryshoni ambient, provojeni. Do te shihni se do të ndiheni më mirë. Në punë dikush mund të përpiqet t’ju nxjerrë pengesa.
Shigjetari
Ekziston mundësia e një fillimi të ri fantastik për ju dhe një udhëtim i gjatë. Nuk përjashtohet mundësia e një ngërçi financiar. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen zhvillime të reja.
Bricjapi
Faktet dhe ndjenjat janë një kombinim i pamposhtur që do t’ju drejtojë çdo herë. Edhe nëse vendimi që duhet të merrni është i thjeshtë, mendoni sikur jeta juaj varet prej tij. Shqyrtoni të gjitha opsionet.
Ujori
Nëse doni të ecni përpara, mos shihni nga e kaluar. Kushtojini vëmendje asaj që po ndodh përreth jush dhe përqendrohuni. Lërini idetë e vjetra dhe mundësitë e humbura dhe bëhuni gati për sfida të reja.
Peshqit
Përpiquni t’i shmangni kritikat e tepërta, pasi ka gjasa të mos ua mirëpresin. Asgjë nuk është siç duket, kështu që kushdo që pretendon të ketë një kurë për gjithçka është marrëzi.