Përpjekja për të deshifruar ndjenjat e një burri mund të jetë më e vështirë se ç’duket. Ndoshta personi që ju pëlqen ka të njëjtat ndjenja ndaj jush, por si mund të jeni i sigurt? “Vixen Daily” ka renditur disa shenja që tregojnë se një njeri iu pëlqen më shumë se sa mendoni. Kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme që tregon qartë se ai ka interes ndaj jush, shkruan abcnews.al.
Bëni shaka me njëri-tjetrin
Kur thoni fjalë që përdorni vetëm me njëri-tjetrin, bëni shaka dhe keni momente të veçanta të vogla, kjo tregon se keni një lidhje më të thellë. Është sikur të keni botën tuaj të vogël private, të veçantë që iu përfshin vetëm juve të dyve. Kjo është një nga shenjat e mëdha që një djalë mendon për ju, sepse tregon se ka një mënyrë të veçantë për të bashkëvepruar me ju ndryshe nga kushdo tjetër.
Ai iu ndjek në rrjetet sociale
Nëse keni një llogari në rrjete sociale dhe ai ju ndjek, kjo është një shenjë e mirë. Akoma më mirë është kur ai pëlqen postimet tuaja apo madje komenton në to. Kjo vlen vetëm për ata që janë përdorues të rregullt të rrjeteve sociale, dhe shumë burra nuk janë aktivë, prandaj mos u shqetësoni nëse ai përfshihet tek kjo kategori.
Kur ai të sheh ty, ai ka tendencë të të përqafojë
Kjo është një nga shenjat më të dukshme. Nëse ai ju jep një përqafim të vërtetë, është një shenjë e mirë që ai dëshiron të jetë afër jush. Nëse ai është një nga ata djemtë që i përqafon të gjithë, kushtojini vëmendje se si e bën këtë gjë tek juve. Nëse ai ju përqafon ndryshe, është një shenjë e qartë se ndjen një afeksion të veçantë ndaj jush.
Kur ndodhet pranë jush, ndihet shumë i lumtur
Burrat i shprehin lehtësisht emocionet e tyre. Nëse janë të mërzitur, do ta vini re menjëherë. Kështu që kur një djalë është rreth jush dhe ndihet i lumtur pranë jush, ai nuk mund ta shmangë këtë gjë përveçse ta shprehë. Kjo është një nga shenjat më të rëndësishme që tregon se ende mendon për ju.
Nuk e përdor telefonin kur ndodhet përreth jush
Nëse nuk është i interesuar për ju, ai përqendrohet tek telefoni i tij. Por, nëse ndodh e kundërta, tregon se dëshiron t’ju kushtojë vëmendjen e plotë, duke dëgjuar çfarë po thoni. Në këtë mënyrë, ai tregon qartë se e vlerëson kohën e shpenzuar me ju.
Bën çdo gjë për t’ju bërë të lumtur
Nëse përpiqet t’ju bëjë të lumtur, të buzëqeshni, tregon se ai ju pëlqen. Nëse nuk do të interesohej për ju, nuk do të bënte asnjë përpjekje për t’ju bërë të ndiheni mirë, dhe të shijoni kohën me të. Veprimet flasin më shumë se fjalët.
Përmend detaje të vogla që kanë lidhje me juve
Nëse sjell në vëmendje gjëra të vogla që i keni përmendur më parë, kjo tregon se mendon për ju. Është një shenjë e sigurt se ai po iu kushton shumë rëndësi dhe ju vlerëson.
Kërkon mendimin tuaj përpara se të marrë një vendim
Kur një djalë e bën këtë, kjo tregon se kontributi juaj ka rëndësi për të. Një person që ka rëndësi për të, duhet të ketë dhe një rol në vendimet madhore të jetës së tij.
Është kurioz për ju
Nëse djali që ju pëlqen gjithmonë ju bën pyetje, duke dashur të dijë më shumë, kjo tregon se ai është i interesuar për ju. Dëshiron të dijë se çfarë ju bën të lumtur, çfarë ju tërheq, çfarë dëshironi të keni në jetë etj.
Ju tregon gjëra personale
Djemtë përfundimisht nuk janë një libër i hapur kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kështu që nëse ai po ndan detaje personale me ju, dijeni se ju beson dhe ndjehet mjaft i afërt për t’i ndarë gjërat. Ai dëshiron që ju ta njihni atë dhe ta kuptoni, duke iu treguar detaje personale.
Ju prezanton me miqtë dhe familjen
Nëse një djalë nuk iu pëlqen, nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’ju prezantuar me njerëzit e afërt. Por, nëse iu prezanton me to, me siguri ai dëshiron t’ju ketë në jetën e tij. Kjo është deri tani një nga shenjat më të qarta që një djalë është i tërhequr pas jush./abcnews.al/

