Lefter Maliqi në një komunikim për mediat nga kryesia e Kuvendit tha se fatet e kësaj qeverie të dështuar do t’i marrë populli.
Maliqi u shpreh me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke e akuzuar si qeverinë më të dështuar që ka pasur ndonjëherë vendi.
“Nisma e këtij të sëmuri psikik të marrë fund. Fatet e kësaj qeverie të dështuar do ti marrë në dorë populli. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të kemi një qeveri kaq të dështuar”, tha Maliqi.
Kujtojmë që ditën e sotme pritet të mbahet mbledhja e grupit negociator të Këshillit Politik në orën 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve.