VIDEO/ Urimin special e bën Marseille, “perlat” e Lorik Canës në 52 sekonda

schedule09:33 - 28 Korrik, 2020

schedule 09:33 - 28 Korrik, 2020

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, një ditë më parë ka festuar ditëlindjen dhe urimet kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar as ato nga politika, sikurse edhe nga klubet ku ka luajtur më parë.

Urimin special e ka marrë nga Marseille, klub me të cilin ka shkëlqyer dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. “Urimet më të mirë për ditëlindjen, i yni Lorik Cana. Shijojeni këtë ditë”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i madh francez.

Urimi i Marseille ishte shoqëruar me një video me golat e shënuar nga Cana, i cili në fillimet e tij ta karrierës luajti si mesfushor. Nuk ia ka të shumtë, por ka realizuar edhe perla me akrobaci. Veç francezëve, edhe italianët e Lazio e kanë uruar.

“Gëzuar ditëlindjen, Lorik Cana!”, shkruan klubi italian, që ka postuar disa foto të Canës. Komentet kanë qenë të shumta dhe tifozët e vlerësojnë ish-lojtarin e kombëtares shqiptare për grintën dhe dëshirën e madhe që shfaqte në fushë sa herë i besonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!