Qeveria tërhiqet nga amnistia fiskale dhe penale, miratimi i projektligjit shtyhet për në shtator

schedule18:44 - 27 Korrik, 2020

schedule 18:44 - 27 Korrik, 2020

Shtyhet për në muajin shtator miratimi i projektligjit për amnistinë fiskale dhe  penale.Shtyrja e miratimit të këtij drafti ka ardhur pas problemeve të ngritura nga shoqata e bankave dhe bizneset në vend.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka pranuar kërkesën e bërë edhe nga komisioni i ligjeve  për një diskutim më të detajuar të draftit dhe plotësimin e tij me udhëzime.

Ky ligj parashikohej të miratohej në parlament  në seancën e së mërkurës. Ndryshimet ligjore parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të padeklaruara nga individët dhe bizneset.

Amnistia pritet të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetdeklarimi bëhet në muajt e parë taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!