Këngëtarja e re Krusita Stafa është rikthyer në muzikë, pas një shkëputje prej më shumë se një viti.
Në një lidhje direkte me “Friends zone”, ajo foli lidhur me këngën më të re “Djali m’la”, e cila sipas saj nuk u prit aq mirë sa priste.
Krusita tregon se shkak është bërë tërheqja e saj afatgjatë nga muzika. Gjithashtu ajo ka theksuar se do të donte një bashkëpunim ose me Capital t ose Ardian Bujupin.
“Nuk më la asnjëri. Kënga është e shkruar nga Ronela. Zakonisht i lë unë.
Prisja që kënga të pritej më mirë, sa do doja. Pasi njerëzit prisnin që unë të dilja sapo mbaroj Kënga Magjike, por unë bëra një pauzë të gjatë dhe nuk u prit aq mirë. Të gjithë më thonin nuk është stili jot dhe se duhet të këndosh baladë se me atë u mësuan. Unë personalisht mendoj që përshtatem te baladat, jo se nuk më rrinë stilet e tjera. Nëse do të ishte bashkëpunim do doja të ishte me Capital t ose Ardian Bujupin”, tha këngëtarja./abcnews.al