Fifi është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, duke i sjellë publikut një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite. Këngëtarja e hitit “Marova” është vënë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për shkak të formave trupore, e cila gjithmonë ka folur hapur dhe pa komplekse lidhur me këtë çështje.
Së fundmi, Fifi ka postuar një foto e veshur me rroba plazhi, dhe ajo që vihet re është ndryshimi i madh që ka pësuar nga humbja në peshë. “Je bërë yll Fifi, ke qenë por je bërë më e mirë! Je një femër me klas e thjeshtë dhe pa komplekse. Thjeshtësia e zbukuron njeriun.“, ka shkruar një ndjekëse.
Përsa i përket projekteve muzikore, Fifi së fundmi ka lançuar këngën “Pa Galje”, një bashkëpunim me Young Zerkën e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, ajo po punon për të sjellë dhe një album që pritet të publikohet së shpejti.
“Nanushaa! Unë jam t’u punu në albumin tem që po shpresoj shumë me e nxjerrë sa më shpejt. Ju betohem që secila këngë është më e bukur se tjetra, mos me thënë që shumica janë balada alla Filloretshe.”, njoftoi Fifi pak ditë më parë. /abcnews.al/