Turi dedikim prekës për 3-vjetorin e martesës: Mbaj përgjegjësi të të dua për vitet që do vijnë

schedule11:59 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:59 - 27 Korrik, 2020

Çifti i njohur Turjan Hysko dhe Orinda Huta tre vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një ceremoni madhështore. Ditën e sotme, Hysko ka kujtuar këtë moment të veçantë të jetës së tyre me një dedikim prekës në Instagram.

Teksa ka publikuar disa momente të bukura nga ceremonia, Turi shkruan se ka qenë një ditë magjike e mbushur me dashuri, duke i premtuar Orindës se do ta dojë deri në pafundësi për vitet që do kalojnë bashkë.

27/07/2017 Ja pra @orindahuta ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret. Le të themi publikisht që ne të dy kemi 3 vite martuar. Gëzuar shpirt. Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do të dua, pastaj nuk i dihet jetës. Ka qenë një ditë magjike sepse kishte shumë dashuri brenda, sepse ishe dhe do mbetet dita jonë. Të dua”, ka shkruar Hysko. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!