Gjermania kundërshton rikthimin e Rusisë në G7

schedule09:38 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:38 - 27 Korrik, 2020

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kundërshtuar rikthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara (G7), pas presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur mundësinë e rikthimit të Moskës në grupin e fuqive ekonomike.

“Arsyeja e dëbimit të Rusisë ka qenë aneksimi i Krimesë dhe ndërhyrja në lindje të Ukrainës”, ka thënë Maas në një intervistë.

Trump ka sugjeruar kthimin e Rusisë në G7 në muajin maj, kur bëri të ditura planet për shtyrje të datës së organizimit të këtij samiti në muajin shtator, për shkak të pandemisë. Ai ka thënë se do të dëshironte të rriste listën e të ftuarve në këtë organizim, duke përfshirë në të Australinë, Rusinë, Korenë Jugore dhe Indinë.

Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi, mirëpo është dëbuar pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014. Maas ka thënë se marrëdhëniet me Rusinë tani janë vështirësuar “në shumë aspekte”.

Grupi i Shtatë Shteteve më të Industrializuara përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Japonia, Franca, Britania dhe Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!