Shkarkoi guvernatorin, rusët sfidojnë Covid-19, në protesta kundër Putin

schedule08:32 - 27 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 27 Korrik, 2020

Protesta më e madhe kundër qeverisë në Rusi e zhvilluar për të tretën fundjavë në radhe duke sfiduar edhe masat kundër koronavirusit. Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal. Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale. Shumë nga protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Putinit. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e Putinit.

Ndërkohë që ka filluar përplasja edhe për numrin e pjesëmarrësve në tubim. Autoritetet ruse raportojnë për 6500 pjesëmarrës, ndërkohë që mediat lokale flasin për shifra disa herë më të larta.  Madje protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 50,000 persona, duke e bërë këtë lëvizjen më të madhe anti-qeveritare në vend.

Më 9 korrik, Sergei Furgal u arrestua para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vitesh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh. Ai i ka hedhur  poshtë të gjitha akuzat. Përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!