Futbollistët janë njerëz si gjithë të tjerët dhe e kanë të rëndësishme të argëtohen herë pas herë. Diçka të tillë ka bërë Ever Banega, mesfushori i Sevilla, ekip që e mbylli sezonin në vend të katërt në La Liga, duke siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
32-vjeçari ka kaluar një mbrëmje të bukur me gruan e tij dhe disa miq në një diskotekë në qytetin e Valencias. Argjentinasi ka qenë pa maskë dhe video e shpërndarë nga gruaja e tij, është bërë virale në rrjetet sociale.
?Nueva polémica rodea de nuevo a Ever Banega!!! #Radioestadio
Vídeo publicado en redes sociales donde aparece sin mascarilla en la discoteca Mya, en la que 12 trabajadores han dado positivo por Covid!! pic.twitter.com/JHeZZvriC5
— Radioestadio (@Radioestadio) July 25, 2020
Kritikat kanë qenë të shumta për veprimin e pakujdesshëm të lojtarit, i cili sezonin e ardhshëm do të transferohet te Al-Shabab Riyadh, skuadra nga Arabia Saudite. 12 raste me koronavirus janë regjistruar ditën e fundit në diskotekën Mya, por ish-mesfushori i Interit nuk e ka prishur fare terezinë dhe ka festuar pa maskë. /abcnews.al