Lëkundet vendi, tërmet në Shqipëri

schedule16:24 - 26 Korrik, 2020

schedule 16:24 - 26 Korrik, 2020

Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orë 16.00 në Shqipëri, në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se lëkundjet e regjistruara kanë qenë të magnitudës 4.0 rihter dhe me thellësi 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë në Peqin, Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, lëkundjet në vend kanë qenë të shpeshta por me magnitudë më të vogël.

Kryesisht ato janë regjistruar në detin “Adriatik” dhe në zonën rreth Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!