Një 51-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga për ‘shpërdorim toke.” Njoftohet se R. J., gërryente shtratin e lumit Shkumbim gjatë orëve të vona të natës në fshatin Thanasaj.
Gjatë orëve të vona të natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dy mjete të rënda duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga 51-vjeçari.
Njoftimi:
Lushnjë
Policia e Lushnjës dhe IKMT evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor.
Gërryente shtratin e lumit Shkumbim, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. /abcnews.al/