16 vite madrilen, Zidane nuk pyet dhe largon djalin e tij

schedule08:37 - 26 Korrik, 2020

schedule 08:37 - 26 Korrik, 2020

E mira e klubit, është parimore! Këtë gjë, e di shumë mirë trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane. Strategu francez është gati të largojë edhe djalin e tij, Luca Zidane, pas 16 vitesh si madrilen.

Luka iu bashkua “Galaktikëve” që në moshën 6-vjeçare dhe tashmë 22-vjeç, është gati për një aventurë të re, te një ekip ku i garantohet dhe statusi i titullarit.

Me largimin e djalit të tij, Zinedin Zidane largon dhe presionin nga vetja, duke larguar zërat për preferenca, që do të ishin të pashmangshme. Gjithashtu, edhe financar e Realit do të përforcoheshin sado pak nga shitja e Luca Zidane, si dhe nga paga e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!