PSG shënoi vetëm një gol mbrëmjen e kaluar kundër St Etienne, i mjaftueshëm për të mposhtur kundërshtarin dhe për të fituar Kupën e Francës. Gjithçka u vendos nga rrjeta e Neymar pas çerek ore lojë, teksa nuk munguan duelet e forta dhe dëmtimet.
Ai që e pësoi keq ishte Kylian Mbappe. Ylli francez pësoi një ndërhyrje të ashpër në kaviljen e djathtë nga Perrin në minutën e 31-të, me këtë të fundit që u largua me karton të kuq. Momente tensioni, teksa nuk munguan shtyrjet dhe grushtet mes palëve.
Thomas Tuchel, i cili fitoi trofeun e pestë në drejtimin e PSG-së, foli për EuroSport rreth situatës së sulmuesit të talentuar, duke mos i kursyer “thumbat” ndaj skuadrës kundërshtare. “Ishte një finale dhe kishte rëndësi të madhe fitorja.
Mbappe’s injury doesn’t look good at all ?? pic.twitter.com/r4UGhCLAM6
— Olayinka ? (@YinkaPost) July 24, 2020
Duhet të analizojmë shumë gjëra dhe duhet të përmirësohemi, por rëndësi ka që ia dolëm të fitonim Kupën. Mbappe? Jemi të shqetësuar në lidhje me dëmtimin që pësoi. Kush nuk do të ishte pasi të shihte imazhet e ndërhyrjes?
Kështu ndodh gjithmonë kundër St Etienne, nuk është hera e parë që ndëshkohen me të kuqe në minutat e para në sfidat kundër nesh. Gjithsesi, jemi të kënaqur që e fituam këtë finale“, deklaron trajneri i PSG, që do të luajë sfidën çerekfinale në Champions League kunër Atalantës (12 gusht). /abcnews.al