Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka publikuar një video, ku pasqyrohet gjithë procesi që nga rrëzimi i kërpudhës në sheshin e kryeministrisë nga mbështetësit e opozitës, gjatë protestave të 2019 dhe deri te rindërtimi i saj në ditët e sotme.
Në fund të videos, ajo shprehet se kërpudha është dhuratë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë.
Sakaq, Margariti thekson se ajo u rikthye më e lartë pas sulmit barbar mbi të. Ministrja nuk ka nguruar të citojë edhe një shprehje të Nerudës.
““Të lindësh nuk mjafton. Jemi lindur për t’u rilindur. Çdo ditë”, thoshte dikur Neruda.
Përmes artit dhe kulturës do mund të ringrihemi”, shkruan Margariti./abcnews.al
https://streamable.com/vbjote