28 të infektuar me koronavirus, klubi spanjoll i futbollit nën hetim

schedule11:58 - 25 Korrik, 2020

schedule 11:58 - 25 Korrik, 2020

Fuenlabrada shikon të ulet këmbëkryq COVID-19 në klubin e tyre, pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 28. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 12 raste të reja, ndërkohë që një ditë më parë është raportuar se një prej futbollistëve kishte pasur probleme dhe ishte dërguar në spital.

Gjendja e tij është normalizuar dhe ka simptoma të lehta, por tani klubi spanjoll që garon në Segunda Division është në telashe. Deportivo La Coruna, që ka rënë nga kategoria, e ka denoncuar dhe shpreson të përfitojë nga dënimi i rivalëve të tyre.

Dopertivo ka paraqitur para Sektorit të Garave një dokument ku raporton se klubi madrilen ka udhëtuar drejt A Coruna pa mjek, ndërkohë që tani mbi ta rëndon edhe akuza tjetër e shmangies së izolimit.

Thuhet se lojtarët dhe stadi i Fuenlabrada kanë përdorur së bashku me të tjerë objektet e hotelit “Finisterre” dhe kompleksit sportiv “La Solana”, madje edhe pishinën. Kështu ata po hetohen dhe gjithçka është në dorë të deklaratave të punonjësve të hotelit dhe pamjeve filmike të regjistruara.

Deportivo La Coruna pret që Fuenlabrada të dënohet për shkak të shkeljes së protokollit sanitar. /abcnews.al