Pas pezullimit të Luan Dacit, KPA hedh shortin për zëvendësimin e tij për 6 çështjet në proces

schedule10:28 - 25 Korrik, 2020

schedule 10:28 - 25 Korrik, 2020

Pas pezullimit nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar anëtarin Luan Daci nga proceset gjyqësore.

Deri në shpalljen e vendimit të gjykatës çështjet e vettingut në ngarkim të anëtarit të KPA Luan Daci do të shqyrtohen nga gjashtë gjyqtarë të tjerë. Për të vijuar fazën e dytë të procesit të vlerësimit në KPA për ish-drejtuesen  e Porkurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, Roland Jaupaj, Genci Sinjari, Regleta Panajoti, Dritan Pekës dhe Fatmir Lushi, nuk do të jetë më anëtar Luan Daci.

Kolegji ka vendosur ditën e premte hedhjen e shortit për 6 proceset që po zhvillohen aktualisht  dhe për ato që janë në fillim të Shtatorit për të zëvendësuar atë me gjyqtarë të tjerë. Por KPA nuk ka marrë ende një vendim për 40 proceset e tjera, në të cilat Daci është antëtar i turpave gjykuese.

Burime zyrtare nga KPA bënë me dije për Abc News se, janë në pritje të vendimit të gjykatës, për Dacin, dhe në bazë të ecurisë së çështjes vendimi  do të merret më pas.

Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997.

Ndërsa brenda 10 ditëve Luan Daci do të përballet më Gjykatën e Posaçme në seancën paraprake. Togat e zeza kanë 3 mundësi për të vendosur pasi të dëgjojnë pretendimet e palëve, ta kalojnë çështjen  për gjykim, ta pushojnë ose ta kthejnë për hetime të mëtejshme në SPAK./abcnews.al