Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu thekson se vijon puna për të përgatitur të gjithë stafet mjekësore në përballje me këtë situatë të pazakontë.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se do të vijojë puna për përgatitjen e sistemit shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.
Postimi i plotë:
? Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.
⏩ Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt??
?#VendoseMaskën
↔️ #RuajDistancën
?#KujdesuPërHigjienën./abcnews.al