Është zhbllokuar takimi mes Laçit dhe Tiranës, me vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Kyrian Nwabuezes. Në minutën e 17-të, bomberi i kurbinasve shënon me penallti, duke mposhtur portierin bardheblu Bakaj.
Ishte Teco ai që gjuajti fluturimthi, me goditjen e tij që u ndal nga Grent Halili. Sulmuesi i Tiranës i ka të dyja duart e mbledhura dhe është në pozicion natyral, por gjyqtari akordoi penallti. Pati dhe protesta, pasi penalltia u përsërit, por në fund, Laçi kryeson 1-0./abcnews.al
Superiore, java 35
Laçi – Tirana 1-0
Nwabueze 17’ (p)