Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen vullnetarisht 109 shqiptarë

schedule17:07 - 24 Korrik, 2020

schedule 17:07 - 24 Korrik, 2020

Janë riatdhesuar në vend 109 qytetarë shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë. Njoftohet se operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon-i.

Këtyre shqiptarëve u ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Njoftimi:

Rinas-Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen.

Riatdhesohen 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë.

Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!