Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon me thirrjet e saj për përdorimin e masave mbrojtëse ndaj Covid 19.
Manastrirliu këtë të premte e ka nisur me shpërndarjen e mesazhit të doktoreshës Silvana Bala,e cila bën apel për mbajtjen e maskës nga qytetarët.
“Jeta është e shtrenjtë. Atë duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Vendose maskën të mbrosh jetën tënde dhe të të dashurve tuaj”, është mesazhi i doktoreshës.
Ndërkohë në postimin e saj ministrja e Shëndetësisë shkruan, “mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”.
Ndërkohë përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura publike ul me 70% përhapjen e infeksionit COVID-19./abcnews.al