Pas denoncimeve të qindra qytetarëve për mashtrim me tollonat, u shpall në kërkim policor menaxheri i kompanisë “Gulf ”, Albano Aliko. Ndërkohë edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, ku objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.
Sipas organit të akuzës,Ai ka shitur një numër të madh tollonash në të gjithë vendin, ndërsa denoncimet në komisariatet e policive rriten dita ditës. Ndërkohë vijojnë hetimet nga prokuroria për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese. /abcnews.al