Miratimi i “5 Qershorit”, Norman: Urime Parlamentit, çdo diskutim tjetër të jetë gjithëpërfshirës

schedule16:56 - 23 Korrik, 2020

schedule 16:56 - 23 Korrik, 2020

Ambasadori i Britanisë së Madhe ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së 5 Qershorit në Parlament.

Duncan Norman, me anë të një postimi në Twitter uron parlamentin e”Marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse…”

Lexo edhe: “Marrëveshja e 5 qershorit tani është ligj”, Kim: Më vjen mirë që Këshilli Politik do të rimblidhet

Në postimin e tij, ambasadori britanik thekson se çdo ndryshim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve.

Postimi i plotë:

“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimi të procesit zgjedhor dhe perspektivave të integrimit. Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve.” /abcnews.al/

Congratulations to the Parliament for passing the 5 June agreement after a long period of inclusive work, strengthening ??’s electoral process & integration prospects. Any further discussion of reforms should be genuinely inclusive with the active participation of all parties.

— Duncan Norman (@DNormanFCO) July 23, 2020